Zëvëndës presidenti i Listës Serbe, Milan Rdojeçiç, ka dhënë dorëheqje sot nga kjo pozitë, përcjell ekskluzivitet Gazeta Neutral.
Sot atij iu janë bastisur pronat të cilat dyshohen se janë të tij. Ndërsa raportohet se ju konfiskuan disa mjete motorike.
Ai është i dyshuar për sulmin e fundit e në veri të vendit, së bashku me grupin e tij, ku mbeti i vrarë një pjesëtarë i Policisë së Kosovës gjersa po ushtronte detyrën e tij.
Gjithashtu nëpër rrjet kanë qarkulluar disa video të realizuara me dron, në Manastrin e Banjskës, ku shihet Radojeçiç së bashku me antarë të tjerë të grupit terroristë serb.
Aktualisht ai gjendet në Serbi.