Drejtori i Emergjencës: Personi që u plagos në Dardani është në gjendje të rëndë shëndetësore

Një person është plagosur sot rreth orës 11:00 në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Para pak minutave, viktima është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente të QKUK-së.

Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla ka thënë se ai është në gjendje të rëndë.

“Para pak minutave në Klinikën tonë ka ardhur një i plagosur me armë zjarri. I plagosuri është në gjendje të rëndë. Ne tani jemi duke i kryer disa ekzaminime”, ka thënë Syla për indeksonline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *