Radojiçiq sot do t’i drejtohet publikut, letrën ia lexon avokati i tij

Goran Petronijeviq, në cilësinë e përfaqësuesit të nënkryetarit të Listës Srpska, terroristit Milan Radojiçiq, sot në një konferencë për media do t’u drejtohet mediave.

Konferenca për media do të fillojë në ora 14:00 dhe do të mbahet në Qendrën Mediale në Beograd.

Me atë rast, Petronijeviq do të lexojë fjalimin e Milan Radoiçiqit për publikun, raporton Danas.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video shfaqte Radojiçiqin bashkë me grupin terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.

Më pas, u raportua se Radojiçiq ishte plagosur para se të ikte për në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *