Rojet e Radoiçiqit shihen ende në vilën e tij tek zona e Ujmanit

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në pesë lokacione në tri komuna në veri të vendit.

Në orët e para të mëngjesit, Policia ka bastisur edhe një vilë në zonen e liqenit të Ujmanit, e cila dyshohet se është në pronësi të nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Aty dyshohet se është sekuestruar edhe një varkë, disa vetura dhe gjëra të tjera.

Pas bastisjes së Policë së Kosovës në vilën e Milan Radoiçiqit, rojet e tij janë parë në oborrin e këtij objekti

Pak metra larg vilës ekipi i EO ka hasur edhe në një qen të ngordhur e që dyshohet se është i Radoiçiqit.

Përderisa skaj vilës gjendej një veturë me goma të shpërthyera e me targa të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *