Sulmet e panikut, dhe djersitja janë vetëm disa nga simptomat e ankthit, por sipas ekspertëve shëndetësorë ka edhe shumë simptoma të tjera.
Sipas tyre, me kalimin e kohës, ankthi mund të çojë në një sërë problemesh të shëndetit fizik, duke përfshirë shtimin e peshës dhe pagjumësinë, shkruan The Sun.
Simptoma të tjera janë frika e vazhdueshme, zhgënjimi, zemërimi, vështirësia për t’u relaksuar, mendimet negative dhe vështirësi në marrjen e vendimeve.