Arrestohen tre persona në Gjilan, policia u gjeti substanca narkotike

Tre persona janë arrestuar në fshatin Bresalc të Gjilanit, pasi të njëjtëve Policia e Kosovës gjatë një kontrolli u gjeti 16.2 gram substancë narkotike të llojit kokainë dhe 2.4 gram substancë narkotike të llojit mariuhuanë.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së te entjes, teksa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, gjatë kontrollit të veturës së tyre i është gjetur dhe konfiskuar 16.2 gram substancë narkotike e llojit Kokainë dhe 2.4 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *