Kurti: Radojiçiq luajti një rol udhëheqës në sulmet terroriste të kësaj jave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se minoritetet në Kosovë kanë shumë parti politikë, përpos serbëve që thotë se i përfaqëson një parti dhe ajo kontrollohet nga Beogradi.

Kurti ka thënë se Beogradi nuk po lejon pluralitet politik brenda komunitetit serb në Kosovë.

Ai tutje ka shtuar se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq ishte pjesë e sulmeve teroriste gjatë kësaj jave.

“Shumica e grupeve minoritare në Kosovë kanë shumë parti politike. Por Beogradi lejon që grupi më i madh,serbët të Kosovës, të kenë vetëm një, të cilin e kontrollon. Zëvendës presidenti i asaj partie, Milan Radoiçiq – një kriminel i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe. Ai luajti një rol udhëheqës në sulmet terroriste të kësaj jave.” – ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *