Sot gjatë mbajtjes së seancës plenare, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sulmi ndaj policisë në veri të vendit, dhe i gjith organizimi i tij është i adresuar në Beograd.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të reagoj me fakte për përfshirjen e shtetit serb dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.
Tutje, Krasniqi falenderoi gjith institucionet e sigurisë të Kosovës.
Fjalimi i tij plotë:
Të djelën shteti ynë u sulmua nga grupi terrorist ku u vra polici hero Afrim Bunjaku. Kjo seancë nuk mund të jetë e njejta. Ne e mbeshtesim për një rezolutë të inicuar nga deputetët. Për mua dhe për Partinë Denokratike është e qartë se sulmi dhe organizimi e ka adresën në Beograd. Largimi, shërimi, mbajtja dhe lavdatat nga zyrtatët atje tregojnë qartë se Serbia është akteri kryesor. Ne kërkojmë që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Si PDK kemi ofruar mbështetje të plotë institucioneve të sigurisë, dhe pa dallim siguri për çdo banor të Republikës së Kosovës. Sot, i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombetar që të reagoj me fakte për përfshirjen e shtetit serb. Sepse pa u përfshi këto nuk munde të jetë palë ë barabartë Serbia, sepse ka cenuar integritetin territorial tonë. Dua të shpreh respektin e veçantë për të gjithë institucionet e sigurisë që na bënë krenar. Lavdi heroit Afrim Bunjaku, që dha jetën për shtetin e Kosovës.