Inter Miami dështon pa Lionel Messin.
Houston Dynamo i mposhti ata me rezultatin 1-2 në finalen e US Open Cup.
Messi u la jashtë skuadrës pasi vazhdon të përballet me një dëmtim dhe mungesa e Jordi Albas i komplikoi gjërat edhe më shumë për Inter Miamin që çaloi në finalen e Kupës të së mërkurës, shkruan “Goal”, transmeton Klankosova.tv.
Sidoqoftë, ata nuk do të kenë shumë kohë të mendojnë për këtë humbje pasi këtë fundjavë do të përballen me New York City FC, një ndeshje që patjetër duhet ta fitojnë në kuadër të MLS.