Raportohet se Radoiçiqi është duke u trajtuar në Spitalin Ushtarak në Beograd

Milan Radoiçiq dyshohet se është i shtrirë në Spitalin Ushtarak në Beograd, pasi u plagos të dielën në Manastirin e Banjskës. 

Kështu raporton Indeksonline, media që thotë se ka kontaktuar me spitalin në fjalë.

Ndryshe Radoiçiq me grupin terrorist në orët e para të mëngjesit kanë filluar sulmet ndaj pjestarëve të Policisë së Kosovës, ku për pasojë ka mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku ndërsa është plagosur Alban Rashiti.

Sulmi në veri, nga institucionet vendore dhe të huaja po cilësohet terrorist dhe më i madhi që nga pas lufta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *