Reperi i njohur Noizy sot feston ditëlindjen e tij të 37-të.
Në mesin e shumë urimeve, nuk ka munguar as ai i artistes Loredana.
Dyshja gëzon një miqësi tëjet të veçantë, teksa kanë bashkë edhe një duet të suksesshëm, atë “Heart Attack”.
Në Insta-Storyn e saj, Loredana ka postuar disa fotografi bashkë me Noizyn, ku i ka uruar gjithë më të mirat.
“Urime ditëlindjen, ta dua zemrën. Ti meriton më të mirat. Je shumë shok i mirë, Zini! Të dua përgjithmonë dhe Zoti të bekoftë”, ka shkruar Lori.