Pamje nga Neutral.al| Vendi nga ku iken prej manastirit të Banjskës, grupi terrorist

Policia e Kosovës duke e konsideruar të qetë situatën në fshatin Banjskë të Zveçanit ka marrë vendim që t’a lirojë rrugën për qarkullim, me ç’rast edhe mediat kanë mundur të hyjnë në fshat.

Pamjet të cilat i ka siguruar Neutral.al në hyrje të Manastirit në Banjskë, tregojnë dëmet e shkaktuara në hyrjen e Manastirit dhe një zyrtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në kryerje të detyrave zyrtare. Policia ende po vazhdon hetimet lidhur me rastin.

Të dielën e 24 shtatorit, në një sulm të armatosur nga një grup terrorist serb në Banjskë të Zveçanit është vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Dhjetëra sulmues të armatosur e të uniformuar serbë ishin strehuar në fshatin Banjskë, konkretisht në manastirin që ndodhet në këtë fshat.

Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë. Në këtë aksion Policia e Kosovës ka konfiskuar një arsenal të madh armësh, përfshirë edhe të autoblindave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *