Një i mitur dyshohet se ka kërcënuar më mjetë të mprehtë (thikë) bashkmoshatarin e tij duke i kërkuar para.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën në Vushtrri.
“Në orët e mbrëmjes se datës 26 shtator 2023, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “detyrim“.
Arrestimi i të dyshuarit i moshës së mitur është bërë mbi dyshime dhe prova të siguruara se rreth orës 18:30, në parkun e qytetit në Vushtrri, i dyshuari nën kërcënimin e mjetit të ftoftë (thikë) ka kërkuar para nga viktima i moshës se mitur”, thuhet në raport.
Po ashtu siç thuhet në raport, në cilësi të provës materiale është konfiskuar mjeti i ftoftë (thika).
Ndërkaq, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 24 orë