Vetura e MUP-it serb, Mushkolaj: A nevojiten prova të tjera, që me e konstatu organizimin e sulmit terrorist nga Beogradi

Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar pas konfiskimit nga ana e Policisë së Kosovës të arsenalit me armë në veri të vendit.

Mushkolaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se automjeti i cili është konfiskuar nga Policia e Kosovës i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Automjet i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i konfiskuar nga Policia e Kosovës në veri. A nevojiten prova të tjera, që me e konstatu organizimin e sulmit terrorist nga Beogradi?”, ka shkruar Mushkolaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *