Bashkimi Evropian ka reduktuar importin e energjisë në çerekun e dytë të vitit për 40 përqind.
Kështu thonë të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikave, duke reflektuar uljen e blerjeve nga Rusia, raporton Hina.
Vlera e importit të energjisë regjistroi rënie në periudhën midis prillit dhe qershorit, prej 39.4 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa volumi prej 11.3 përqind. Në tre muajt e parë të vitit, vlera ra për 26.5 përqind, kurse volumi për 6.1.
Furnizuesit kryesorë të vajit motorik dhe vajit për derivate në çerekun e dytë të vitit ishin Norvegjia dhe ShBA.