Paraburgim edhe për dy të dyshuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq (secilit veç e veç), të cilët dyshohen për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë.

“Sot më 25.09.2023, në Gjykatën Themelore janë paraqitur dy të akuzuarit për pjesëmarrje në grupin terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës, në udhëkryqin që të con tek manastiri i Banjskës në Zvecçan. Masa e paraburgimit ju është caktuar pre 30 ditës”, shkruan Neutral.al.

Vendimi i gjykatës vjen pas mbajtjes se seancës dëgjimore, për t’u shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktim të paraburgimit.

Ndryshe, për  të dyshuarin Vladimir Toliq Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar të hënën masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *