Plagoset një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë që raportohet të ketë ndodhur të hënën mbrëma në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, pas një mosmarrëveshjeje, një i panjohur ka shtënë me armë zjarri drejt një burri duke i shkaktuar lëndime në dorë.

Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi që dyshohet se ndaj të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë ka pësuar lëndime në dorë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *