Është arrestuar një mashkull kosovar, i dyshuar për kontrabandim pa leje të substancave narkotike.
Personit të dyshuar Sh.K, iu është gjetur dhe konfiskuar dy qese tëdyshuara substancë narkotike e llojit marihuanë, e që më pas është realizuarbastisje në shtëpinë e të dyshuarit në fjalë ku është gjetur edhe nje sasitjetër e narkotikëve.
Substancës së dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor me ç’rast karezultuar pozitiv dhe ka peshuar 33.87 gram. Lidhur me rastin ështënjoftuar Prokurori i Shtetit nga PTHDKR dhe i njëjti ka sygjeruar që idyshuari pas intervistimit të dërgohet në ndalim policrr për 48 orë.
Policia e Kosovës njofton se do të ndërmarrë masa dhe veprime ligjore ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra penale, në veçanti me trafikimin e substancave narkotike.