Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot gjatë ditës kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Ekipi i gazetës Neutral.al e ndjeku këtë ngjarje, live nga veriu.
Në këtë konferenë u prezantua armatimi i kapur në Manastirin e Banjskës dhe përreth, Sveçla thotë se për këtë sasi duhen muaj përgatitje.
https://fb.watch/nhtu934hHG/
Vetë drejtori i PK-së, deklaroi se ky operacioni i tyre në veri ka qenë më i suksesshmi që nga paslufta nga ku u sekuestua një pjesë e madhe e arsenalit të armatimit tejet të rëndë që posedonin sulmuesit.
Teksa, në këtë konferencë u bë e ditur se sasia e armatimit të kapur nga Policia është si në vijim:
𝟏𝟏𝟓 uniforma ushtarake
𝟐𝟑𝟓 karikatorë për AK47
𝟓𝟒 predha minahedhës 82mml
𝟖𝟖 predha 62 mili
𝟐𝟗 zolla te mbushura
𝟕 zolla te perdorura
𝟖 mina antitanke
𝟏𝟓𝟎 eksplozivë dinamitë
𝟏 veturë e rëndë e blinduar
𝟐𝟒 vetura të tipit xhip
𝟐 motora 4×4
𝟖 mina kundër këmbësorisë
𝟗 tromblon për pushkë
𝟔 mitrolozë
𝟑𝟎 Kallash AK 47
𝟑 dronë
Me këtë rast janë publikuar edhe pamje ku shihet armatimi i kapur, e ajo që bie në sy është edhe fakti se përveç arsenalit të armëve, u konfiskua edhe një sasi e konsiderueshme e ushqimit.
Ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se operacioni i djeshëm i Policisë në veri ka qenë më i suksesshmi që nga paslufta, raporton Neutral.al.
Ai ka treguar edhe për rrjedhën e sulmit terrorist, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, u plagos një polic dhe u lëndua një tjetër.
“Unë do t’i jap disa prej të dhënave që ndërlidhen me operacionin e djeshëm, operacioni më i madh dhe i suksesshëm që nga paslufta deri më tash. Dje me datë 24.9.2023 një ekip i policisë me të arritur te ura e fshatit të njohur Banjsëk, ka hasur në një bllokim të rrugës nga dy kamion pa traga të braktisur. Ekipi i policisë deri sa po raportonte për bllokim të rrugës të njejtit janë sulmuar nga persona të pa identifikuar me arme të zjarrit dhe mjete shpërthyese. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të fshatit Banjskë…”
“Menjëherë pas sulmit terrorist, ekipet e policisë në koordinim të vazhdueshëm me EULEX-in dhe KFOR-in kanë ndërmarr të gjitha veprimet për lokalizimin e përgjegjësve për sulm terrorist”.
“Gjatë monitorimit të pamjeve brenda manastirit janë vërejtur edhe disa persona civil të cilët nuk janë lejuar që të largohen nga personat e armatosur, duke ngritur dyshimin e bazuar që personat civil do të përdoren nga grupi i armatosur si pengje”.
“Policia në mënyrë të vazhdueshme ju ka bërë thirrje të dyshuarve të armatosur që të dorëzohen, të njëjtit në vazhdimësi kanë shtënë me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm edhe me raket-hedhës në drejtim të policisë”, ka thënë Hoxha, pas prezantimit të armatimit që u gjet në Manastirin e Banjskës.
/Gazeta Neutral/