Publikohet fotografia e një sulmuesi tjetër serb që është gjetur i vrarë

Gjatë ditës së sotme është gjetur i vdekur edhe një sulmues në veri.

Siç merr vesh Paparaci, ai është me uniformë të terroristëve serbë.

Në të njëjtën kohë, në një grup të serbëve lokalë në rrjetin social Telegram, është publikuar një fotografi e një pjesëtari të grupit terrorist, të vrarë.

Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku, një tjetër polic u plagos dhe një u lëndua.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policisë.

Policia njoftoi gjatë ditës së diel, se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy sulmues, dhe katër persona tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë me sulmin terrorist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *