Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar familjen e policit Afrim Bunjaku që u vra dje nga grupi terrorist serb në veri.
Abdixhiku ka thënë se jeta dhe vepra e policit Bunjaku, do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës.
Postimi:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka vizituar në Samadrexhë të Vushtrrisë familjen e policit të vrarë dje në veri, Afrim Bunjaku.
Kryetari Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Bunjaku, duke shtuar se jeta dhe vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës.