Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet mbledhje komemorative për rreshterin Afrim Bunjaku që u vra dje në Zveçan nga një sulm terrorist i serbëve.
Kjo mbledhje do të nisë në orën 12:30, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare.
“Nën patronatin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të rreshter Afrim Bunjaku, organizohet mbledhje komemorative, ku do të marrin pjesë familja e rreshter Afrim Bunjakut, personalitetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare si dhe eprorë e zyrtarë policorë.”