ZYRTARE| Rashiq për sulmin në veri: Dy sulmues të vrarë, një i plagosur dhe një i arrestuar

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se dy sulmues janë vrarë në afërsi të fshatit Banjskë të Zveçanit, ndërsa një është tjetër është plagosur.

Ai për mediumin serb “Nova.rs” ka thënë se është arrestuar edhe një sulmues tjetër.

“Situata rreth manastirit në fshatin Banjskë është ende dramatike, nuk ka shenja se do të qetësohet së shpejti. Tani për tani është qetë”, thotë Rashiq.

Ai thekson se KFOR-i është duke punuar në ndërmjetësim për momentin, për të qetësuar disi situatën.

Rashiq ka thënë se nuk ka informata nëse do të ndodhë dorëzimi i pjesëtarëve të grupit kriminel.

Ndërkaq, rreshteri policor Afrim Bunjaku ka humbur jetën në një sulm në afërsi të fshatit Banjskë në mëngjesin e të dielës, ndërsa janë lënduar dy policë tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *