Eksperti i njohur i sigurisë, Agim Musliu sapo ka thënë se deri më tash Policia e Kosovës i ka eliminuar tetë terroristë të barrikaduar në Manastirin e Banjskës dhe një është i kapur i gjallë, por i plagosur.
Sipas tij, kjo ka ndodhur në një objekt ndihmës të këtij manastiri.
Deri më tash, Policia e Kosovës ka njoftuar për vrasjen e një terroristi të formacionet prej mbi 30 personash që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë.
Terroristët në orët e hershme të mëngjesit kanë vrarë policin e Kosovës, rreshtin Afrim Bunjaku.