Po raportohet për të shtëna sërish me armë zjarri në pjesën veriore të Kosovës.
Të shtënat janë dëgjuar afër fshatit Banjskë.
Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se pak minuta më parë ishte dëgjuar një rrafal të shtënash.
“Jam në fshatin Banjksë, para 60 sekondave ishte edhe rrafalli më i ri që po dëgjohet kohë pas kohe. Ka akoma shkëmbime të zjarrit mes grupeve kriminale dhe Policisë, ndërkaq tash është shtuar praniar ndërkombëtare. E kemi parë KFOR-in”, ka thënë ai.
“Para gjysmë ore kemi parë autoambulancë të EULEX-it që ishte mjaft speciale që ka shkuar në drejtim të fshatit. Kjo për shkak se fshati është pika kritike e ngjarjes”, tha Tahiri.