Vrasja e policit, Afrim Bunjaku, tronditi vendit tonë mëngjesin e sotëm, pasi i ndjeri mbeti i vdekur teksa ishte në detyrë, ku së bashku me disa nga kolegët e tij, u sulmuan në hyrje të fshatit Bajnskë nga grupe të armatosura serbe.
Në familjen e tij, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë kanë nisur vizitat e familjarëve për ngushëllime, pran shtëpisë së policit po qëndrojnë Policia e Kosovës dhe autoambulanca, pasi gjendja emocionale e familjarëve të tij është jo e lehtë.
Afrim Bunjaku ka lënë prapa vetës gruan dhe tre fëmijë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është jo e mirë aktualisht.
Teksa, nga familja ka ardhë reagimi i parë i tyre, të cilët vdekjen e Afrimit për atdhe e cilësuan si rilindje.
Reagimi i plotë i familjarit, Arton Bunjaku
TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.*