Një krizë e re e ka kapluar veriun e Kosovës. Grupe të armatosura kanë kryer sulmet sot në drejtim të Policisë së Kosovës, ku zyrtari policor me gradën e rreshterit, Afrim Bunjaku ka mbetur i vrarë në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ndërsa një tjetër zyrtar policor kufitar është plagosur, raporton Gazeta Sinjali.
Teksa siç raportohet, brenda në manastirin në Banjskë janë disa persona të maskuar e të armatosur, anëtarë të grupit kriminal që po kryen sulme ndaj Policisë.
Ndryshe, forca të shtuara të Policisë së Kosovës bashkë me KFOR-in janë parë të stacionuara në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, përkatësisht në afërsi të Banjskës.