Ka reaguar edhe familja e policit Afrim Bunjaku që u vra në orët e para të mëngjesit në Veri.
Familjari Arton Bunjaku tha se ky është një lajm i kobshëm për familjen Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.
“Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
*TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.*
Të nderuar miq, të dashur familjarë,
Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.
Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të venditit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.
E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.