Osmani takohet me studentët shqiptarë në ShBA, i’u premton mbështetje

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar studentët shqiptarë në Universitetin Columbia në New York, ku ka premtuar mbështetje për ta, duke thënë se janë shtylla e së ardhmes.

Osmani ka shkruar në X, se kishte një pasdite frymëzuese me studentët e mrekullueshëm, siç i ka quajtur ajo, të shoqërisë shqiptare në Columbia.

“Studentët tanë janë shtylla e së ardhmes sonë. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë që secili prej tyre të ketë mundësinë të shkëlqejë dhe të dhurojë sepse kur mendjet tona të reja lulëzojnë, Kosova lulëzon”, ka shkruar ajo.

https://x.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1705537963059224713?s=20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *