Një nga të plagosurit me datë 19 shtator në Rahovec, ka vdekur të premten në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Faqja e OVL – UÇK në Rahovec, ka njoftuar se viktima është Nazim Veliu, i cili ishte ushtar i UÇK-së.
Incidenti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, kurse të dyshuarit janë dorëzuar në stacionin policor.
Policia ka treguar se në lidhje me rastin është organizuar bastisje, ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion.
Postimi i plotë:
Ish ushtari UÇK-se, Nazim Veliu s’u bën ballë plagëve nga arma e zjarrit, nderron jetë në QKUK
Nazim Veliu, i plagosur tre ditë më parë bashkë me të vëllanë, ka nderruar jetë sonte pak para orës 23:00.
Lajmin e konfirmuar për 07 Press edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
Ngushëllime familjes, miqve dhe atyre që e njohën!