Dasma kthehet në tragjedi.
Dhëndri u vra aksidentalisht gjatë dasmës së tij. Ngjarja ka ndodhur në Jordani, kur një nga dasmorët mori armën dhe qëlloi për të festuar.
Sipas mediave lokale, 20-vjeçari Hamza Sattam Hamed al-Fanatsa, vdiq menjëherë pas të shtënave.
Burri që e qëlloi u arrestua dhe iu konfiskua arma.