Gazetarja pyet Grenellin: A jeni i paguar nga Qeveria e Serbisë?

Ish i Dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u “godit” qartë nga pyetja e gazetarit të “Zërit të Amerikës”, i cili e pyeti për vizitat e tij tek zyrtarët serbë. Ai sot mbajti një ligjëratë në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit ku tha shumë deklarata, shkruajnë mediat serbe.

Gazetarja e Zërit të Amerikës e pyeti Grenelin nëse paguhet për të lobuar për Qeverinë e Serbisë dhe nëse po, kush po e paguan atë, për të cilën ai u përgjigj se pyetja e saj ishte provë e lirisë së medias. Duke treguar qëndrimin karakteristik të Donald Trump ndaj gazetarëve, ai e akuzoi këtë media për propagandë, pavarësisht fjalëve të gazetares së Zërit të Amerikës se këtë pyetje ia dërgoi Grenellit me email, por që nuk mori kurrë përgjigje.

“Kjo që thatë është një trillim. Unë nuk punoj për Qeverinë e Serbisë. Unë jam një person privat dhe mund të bëj çfarë të dua. Unë po e ndihmoj këtë rajon sepse e dua atë”, tha Grenell.

Në prezantimin e tij të mëtejshëm, ai u rikthye tek Zëri i Amerikës, duke thënë se pyetja që i është bërë është provë e lirisë së medias dhe duke e akuzuar sërish këtë media për propagandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *