Një zjarr i madh ka përfshirë Kooperativën Bujqësore të shkollës së mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan,

Sipas informacioneve të para, zjarri dyshohet të jetë përhapur prej zjarrëvenies nëpër ara.

Për dëmet që ka shkaktuar zjarri flet kryetari i komunës, Imri Ahmeti.

Ai ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga zjarri, pasi siç tha ai në atë pjesë nuk ka banorë.

“Është lënduar vetëm një zjarrëfikës nga tymi – ka pas ngushtim të frymëmarrjes – por në vend të ngjarjes e ka marrë ndihmën e parë dhe nuk ka pas nevojë për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Ahmeti.

“Në ato kooperativa ne i kemi pas bagëtitë dhe shpezët që iu janë dashur nxënësve të shkollës profesionale për praktikën”, tha tutje Ahmeti, i cili tregoi se kafshët i kanë liruar me kohë.

“Janë djegur vetëm objektet dhe ushqimi i kafshëve që e kemi mbajtur aty për nevojat e kafshëve”, tha Ahmeti 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *