Haradinaj: Kurti është shoqëruar me vajzën e ministrit të Millosheviqit

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti është profil i çuditshëm.

Haradinaj e bëri këtë cilësim për Kurtin, pasi tha se ai është shoqëruar me zyrtarë të lartë të Sllobodan Millosheviqit.

“Jeta e tij shoqërore civile është shumë e dyshimtë. Është shoqëru me serbë, kur po them me serbë po them më fëmijë të zyrtarëve të lartë serbë të Millosheviqit”, tha ai për lajmi.net, shkruan Gazeta Sinjali.

“Këto e bëjnë rast special, ju kisha thanë prokurorëve – a është i vërtetë a jo. Të gjitha këto që po i them, Prishtina i di – prishtinalitë i dinë”.

“Në mramje kur ka dalë në kohë të lirë – është shoqëru me vajzën e ministrit të Millosheviqit”, tha tutje Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *