Shumica e makinave elektrike të prodhuara aziatike ka të ngjarë të përjashtohen nga skema e subvencionimit të blerjeve të Francës nga viti i ardhshëm, pasi Parisi kërkon të reduktojë numrin e automjeteve elektrike nga Kina dhe të shtyjë prodhimin vendas.
Qeveria franceze do të nxjerrë një dekret të martën që përshkruan kriteret e reja për dhënien e subvencioneve. Në Francë, ky kriter do të praktikohet sipas skemës së mëposhtme të subvencionimit: deri në 7000 euro për personat me të ardhura më të ulëta që blejnë një EV dhe 5000 euro për të tjerët. Lista e automjeteve të pranueshme do të publikohet në mes të dhjetorit, u tha gazetarëve një zyrtar i qeverisë franceze.
“Blerësit e disa makinave të prodhimit aziatik mund të marrin ende rimbursime, “por kjo nuk do të ishte më rasti për shumicën prej tyre sipas modelit që kemi ndërtuar”, tha zyrtari francez, duke shtuar: “Nëse nuk bëni automjete në vend, do ta keni të vështirë të qëndroni të kualifikuar për bonusin e gjelbër.” Kjo praktikisht do të thotë se edhe Dacia Spring, që prodhohet në Kinë, mbetet pa bonus blerjeje.
Agjencia franceze e tranzicionit mjedisor do të vlerësojë kërkesat e prodhuesve të makinave dhe do të vendosë se cilat modele do të vazhdojnë të kualifikohen për subvencione bazuar në të ashtuquajturin “rezultat mjedisor” – i llogaritur duke përdorur kritere të tilla si materialet, konsumi i energjisë, lloji i baterisë dhe ndikimi i transportit të automjetit mbi mjedisin. Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi për herë të parë masën në maj. Macron më pas deklaroi se përdorimi i “parave të taksapaguesve francezë” për të subvencionuar makinat e prodhuara jashtë BE-së duhet të ndalet.
Zyrtarët francezë këmbëngulin se masa e re do të jetë në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe se ato nuk duhet të dëmtojnë marrëdhëniet me kinezët. Megjithatë, kjo temë ka rrënjë shumë më të thella dhe po ndërlikohet dita-ditës.