Policia dhe Dogana gjejnë kokainë në një kuti çamçakezi në një veturë me targa të huaja në Vërmicë

Policia dhe Dogana e Kosovës pas një të përbashkët operacional kanë arritur të identifikojnë, një sasi prej rreth 8 (tetë) gramësh kokainë.

Sipas njoftimit të policisë, njësitë nga Policia Kufitare në Vërmicë, është ndaluar një veturë me targa të huaja, ku gjatë kontrollit në një kuti çamçakëzi brenda një çante është gjetur një qese me pluhur të bardhë, raporton Neutral.al.

Lidhur me rastin drejtuesi i mjetit  i dyshuari Y. M. (viti i lindjes 2005) dhe pasagjerët me iniciale A. A. (viti i lindjes 2000), N. A. (viti i lindjes 1999) dhe E. O. (viti i lindjes 1999) që të gjithë shtetas të huaj, janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së për intervistim, ku gjatë intervistimit nën prezencë të avokatit sipas detyrës zyrtare, i dyshuari me iniciale Y. M. ka pranuar se sasia e substancës së dyshuar i përket atij dhe se e njëjta është blerë në Republikën e Shqipërisë.

Komunikata e plotë:

Policia dhe Dogana e Kosovës gjatë planit taktik identifikojnë kokainë, në sasi prej rreth 8 (tetë) gramësh

Me datën 21.09.2023  në pikëkalimin kufitar në Vërmicë nga Policia e Kosovës, konkretisht nga Departamenti i Policisë Kufitare është organizuar një plan taktik së bashku me zyrtarët doganorë të RKS-së, ku janë profilizuar dhe selektuar  për t’i  dërguar në kontroll të vijës së dytë automjete dhe persona me potencial kriminal.

Gjatë operacionit taktik është ndaluar një veturë me targa të huaja e cila pas nënshtrimit të procedurave të parapara në pikë kufitare, është selektuar për kontroll në vijën e dytë të kontrollit, ku gjatë kontrollit të mjetit të lartcekur në një kuti çamçakëzi brenda një çante është gjetur një qese me pluhur të bardhë, substancë e dyshuar e llojit kokainë, në sasi prej rreth 8 (tetë) gramësh.

Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e antidrogës për procedura të mëtejme dhe ndaj automjetit të përfshirë në rast është realizuar edhe një kontroll me skan, me ç’rast nuk është gjetur asgjë tjetër e dyshuar. 

Lidhur me rastin drejtuesi i mjetit  i dyshuari Y. M. (viti i lindjes 2005) dhe pasagjerët me iniciale A. A. (viti i lindjes 2000), N. A. (viti i lindjes 1999) dhe E. O. (viti i lindjes 1999) që të gjithë shtetas të huaj, janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së për intervistim, ku gjatë intervistimit nën prezencë të avokatit sipas detyrës zyrtare, i dyshuari me iniciale Y. M. ka pranuar se sasia e substancës së dyshuar i përket atij dhe se e njëjta është blerë në Republikën e Shqipërisë.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent, me urdhër të të njëjtit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, pasaporta e personit të dyshuar dhe substanca e dyshuar narkotike janë sekuestruar për procedura të mëtejme hetimore.

Me respekt

ZIMP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *