Kontrolli i BE-së mbi procesin e dialogut, deklarohen nga pozita e opozita

Përpjekjet e BE-së për të çuar përpara procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ende nuk kanë dhënë rezultate të prekshme, për shkak të qëndrimeve të palëve në temat të caktuara.  Mungesa e përparimi në dialog ka vënë në pikëpyetje kontrollin BE-së mbi këtë proces. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, vlerëson se BE-ja nuk duhet ta humbë kontrollin mbi dialogun, teksa shton se Kosova çdo herë është treguar palë konstuktive.

“Nga ndërmjetësit ka një anshmëri dhe mbajtje anë të palës së Serbisë dhe ka normal ngecje mirëpo pala e Kosovës ka qenë gjithmonë pala formuese sepse përherë ajo ka qenë njëra prej palëve që ka dhënë shembuj duke propozu edhe planin e vet te zbatimit dhe sekuencimit kjo eështë tash një beteje diplomatike e republikes sepse ne se kemi lluksin që Kosovën ta shndrrojmë në një Republikë serbe si në Bosnje. Mendoj qe po,  mendoj që nuk duhet ta humbë ajo duhet t’i bëjë përpjekjet që edhe ata që bëhen të një anshëm dhe në krah të Serbisë t’i kontrollojë  sepse janë përfaqësuesit e tyre”, tha Rexhaj.

Por kritik ndaj pushtetit për qasjen në dialog shprehet deputeti i PDK-së Ardian Kastrati. Sipas tij, BE-ja nuk po e humbë kontrollin mbi procesin por që kryeministri Kurti po zmbrapset nga marrëveshja që vetë e ka pranuar.

“Ne e dimë mbi cfarë baze BE-ja është  fasilituese e dialogut tani askush nuk e ka presionu me zor Albin Kurtin me nënshkru marrëveshje në Bruksel dhe Ohër. Ai tash e ka vrejtë cfarë gabimi ka bërë sepse s’bëhet fjalë vetëm…. BE-ja nuk humbë kurrëfar kontrolli sepse është pala në këtë rast kryeministri i Kosovës që ka marrë obligim ndërkombëtarë pra e ka pranu marrëveshjen është obligim ndërkombëtarë . BE-ja e ka parapa që e vlerëson dialogun sipas asaj që ka pranuar kryeministri Kurti. Por ky njëherë e ka pranu dhe tash e refuzon dhe këtu kërkush s’ka kurrëfar ….”, deklaroi Kastrati.

Analisti politik, Arton Demhasaj, ndërkaq vlerëson se dialogut tashmë ka degraduar. Sipas tij, BE-ja  është duke e humbur kontrollin mbi këtë proces dhe se palët janë mospërfillëse.

“BE-ja po e humbë kontrollin për faktin se kemi dy marrëveshje që ka ngecje në zbatim. Fakti që BE-ja s’po mbrrin me autoritetine saj me i bindë palët me i respektu  ato marrëveshje tashmë dialogu ka degradu. Ky proces ka degradu dhe BE-ja në një far menyre e ka fillu me humbë kontrollin e këtij procesi Të dy paket sillen me mospërfillje  por ne aspekt te besimit gjithmonë ëhstë Serbia ajo që s’mund t’i besohet dhe Kosova nisur nga kjo ka nis mos me i përmbushë obligimet të dy palët po tregojnë që janë jokonstruktive”, tha Demhasaj.

Më 14 shtator në Bruksel u mbajt takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuciq por i cili përfundoi pa ndonjë rezultat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *