MASHTI shkarkon Gashin, Sfishtën e Çoçajn nga pozitat e drejtorëve

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka marrë vendim për shkarkimin e tre udhëheqësve të disa degëve brenda këtij institucioni.

Drejtori i përgjithshëm i Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi, është shkarkuar nën arsyetimin se janë identifikuar parregullsi dhe shkelje esenciale të dispozitave ligjore sa i përket emërimit dhe kohëzgjatjes së marrëdhënies së punës.

Gashi është emëruar në këtë pozitë më 3 tetor të vitit 2016, ndërsa thuhet se Ligji e përcakton që mandati në këtë pozitë të jetë trevjeçar.


Me të njëjtin arsyetim është marrë vendimi edhe për shkarkimin e Drejtorit të përgjithshëm të Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, dhe i cili është emëruar në këtë pozitë më 21 qershor të vitit 2012, dhe Drejtorit të Institutit Pedagogjik të Kosovës, Nezir Çoçaj, i cili ka marrë detyrën më 15 dhjetor të vitit 2013, teksa thuhet se mandati i tij është 3-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *