Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka falënderuar publikisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky i fundit në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është përplasur me përfaqësuesin e Rusisë, Vasily Nebenzia.
Zelensky ka falënderuar Ramën që i ka treguar botës se si duhet ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj.
“Faleminderit Edi Rama, sot në Këshill të Sigurimit të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, ka shkruar Zelensky në platformën “X”.
Edi Rama ka polemizuar me Nebenzian e Rusisë pasi kishte vendosur t’ia japë fjalën të parit, Volodymyr Zelenskyt, dhe më pas edhe kryediplomatit maqedonas, Bujar Osmanit, si përfaqësues i OSBE-së.
Rama i ka thënë përfaqësuesit rus se është e lehtë nëse pranon për të bërë një marrëveshje, që Rusia ta ndalë luftën në Ukrainë dhe Zelensky s’ka nevojë ta marrë fjalën fare.