“Kisha harruar që jam seksi”/ Aktivistja e njohur zbulohet si konkurrente e Dancing With the Stars

Teksa spektakli më i madh i kërcimit Dancing With the Stars po afron, dita ditës po zbulohen konkurrentët e ri.

Konkurrentja më e re e zbuluar është Ina Kollçaku, aktivistja të cilën e keni parë në ekranin e Top Channel në “Përputhen” dhe “E diell”.

Ina duket se se është gati të japë më të mirën në kërcim, me ndihëm e balerinit profesionit Eltion Merja.

Nuk e dija fare kush ishte balerini im, dhe Eltoni nuk e dinte kush ishte stari i tij. E kuptojmë njëri-tjetrin. Produksioni i vendos çiftet që do kërcejnë. Të them të drejtën jam shumë e vëmendshme se si do dal vetë, por Eltoni është shumë i pashëm edhe më pëlqen gjatë provave kur shihem në pasqyrë kjo dyshja jonë. Ndërkohë, kur më bënë ftesën për të marrë pjesë në DWTS, u ndjeva si yll i vërtetë. Doja shumë të isha. Kisha shumë kohë që merresha me dhunën në familje, racizmin, përdhunime, etj, por ndjekësit e mi meritojnë të shohin pak glam, xixa make-up… Po ashtu, kisha harruar që jam seksi dhe dua t’ja rikujtoj vetes sime. Për mua është çdo gjë e re. Duhet ta fitoj, jam e lumtur që jam pjesë e një spektakli, në një dimension tjetër. Gjithë bagazhit tim i shtohen njohuritë për kërcimin dhe sigurisht që po kërcejmë për të fituar”, tha Ina në “Shqipëria Live”.

Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë; politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnjë, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, modelja Atalanta Kërçyku, vlogerja Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri, regjisorja Arnita Beqiraj, këngëtarja Fifi dhe Juliana Nura janë konkurrentët e bërë publikë të “Dancing With the Stars”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *