Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar sot me arkitektin e njohur shqiptar, Rilind Geci që është përkrahës i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pas takimit, Geci tha se LDK në bazë të sondazheve është dyfishuar në votë, shkruan Neutral.al
“Sot pata një takim të rëndësishëm me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës zt.Lumir Abdixhiku. E falenderojë shumë për takimin! Në bazë të sondazheve LDK-ja vetëm brenda një viti ka arritur të dyfishoj rezultatin nga viti i kaluar. Vazhdojmë me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai./Neutral.al/