Vdes një fëmijë në QKUK, ishte rrëzuar para një jave

Ka vdekur një fëmijë në QKUK i cili ishte i shtrirë në Intensiven Qendrore nga 12 shtatori i këtij viti.

Sipas policisë ai ishte rrëzuar më herët por se rasti nuk ishte paraqitur në polici.

Rasti është duke u hetuar.

Raporti 24-orësh nga Policia e Kosovës:

“Fsh. Strovc, Vushtrri,19.09.2023-21:22. Nga QKUK jemi njoftuar se në Intensiven Qendrore kishte ndërruar jetë një fëmijë i gjinisë mashkullore i cili kishte qenë i shtrirë nga data 12.09.2023. Dyshohet se viktima e lartcekur më herët ishte rrezuar dhe rasti nuk ishte raportuar në polici. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Neutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *