Edukatorja e një çerdheje shtetërore “Gëzimi Ynë”, ka krijuar një ngjarje të rëndë bashkë me koleget e saja në këtë kopsht në qytetin e Fushë Kosovës. Një herë e vetme fëmijën 3-vjeçar dyshohet se e rrahu dhe më pas bashkë me koleget e fusin në një dhomë pa kamera që nuk mund të shihen veprimet e tyre, por siç ka thënë familjari i indinjuar, Faton Geci, në llogarinë e tij në Facebook duke postuar edhe videon shihet dhuna e ushtruar dhe mos pasja mëshirë ndaj këtij vogëlushi.
Në fotografitë e publikuara nga familjarët, shihet se duart e trevjeçarit janë me shenja të dhunës por edhe fytyrat e edukatoreve të cilat e kryen këtë akt.
Neutral.al ka zbuluar se emri i njëres edukatore është Naime Musa.
Gjersa gazeta Neutral monitoroi këtë ngjarje në kohë reale, njëra nga të dyshuarat për ushtrim të dhunës ndaj fëmijës, fsheh fytyrën me qantë teksa del nga Policia.