Dyshohen për dhunë ndaj tre vjeçarit, paralajmërohet pezullimi nga puna i tri edukatoreve

Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha tha se rasti për një video të publikuar ku shihet një fëmijë trevjeçar duke u rrahur brutalisjt nga dy edukatore dhe kuzhinierja e kopshtit, nuk mund të cilësohet si dhunë pa u konstatuar nga ekspertë.

I njejti tha se do të veprojnë sipas ligjit, raporton Neutral.al.

“Sot në mengjes DKA është informuar nga Drejtoresha e Çerdhës për një situatë e cila e ka bertetuar përmes rrjeteve sociale që është bërë një publikim dje nga një familjar, ku sipas pretendimeve të një femijë i cili është përdorur dhunë ndaj tij, dhe unë kam qenë këtu bashkë me Policinë e Kosovë, me drejtoreshën dhe Inspektoratin e Arsimit dhe për hapat në vazhdim do të jemi në bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente të cilat merren me këtë ccështje”, tha Berisha.

Berisha tha se të alterët që pretendohet të jenë përfshirë në rast janë duke u intervistuar në Polici.

“Policia e Kosovëë ka bërë ftesën më drejtim të edukatorëve të cilat pretendohet se janë të përfshira në rastin dhe këto momente vecse janë në stacionin e Policisë duke u intervistuar të gjithë akteret se pretendohet se janë në rast dhe Policia ishte këtu prezent. Ne i ndihmuam në ccdo moment, kanë sekuestruar edhe pajisjet e kamerave, kështu për hapat në vazhdim do të jemi në kordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Ministrisë së Arsimit…Ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht se kush është i përfshirë, në momentin që ne kemi vendim final dhe cilësohet si fajtor, masat do të jenë konform ligjit”, shtoi Berisha.

Mes tjerash, Berisha mohoi nëse ka pas ankesa nga familjarë të tjerë për rastin e ngjashëm. “Nuk ka pas raste të tjera, besoj se po pretendohet se është dhunë por nuk kisha me quajt dhunë deri në momentin vertetohet prej eksperteve. Cilën video ke parë të rrah fëmijën? Nuk jam ekspert të vlerësojë, presim organet kompetente dalin me vendimin final. DKA do të merr të gjitha masat konform ligjit…Janë organet kompetente që do të vendosin dhe ne do të qendrojmë prapa. Nuk i kemi pezulluar në keto momente sepse janë duke u intevristuar në Polici, do të respektojmë ligjin, s’ka alternativë tjetër”, tha Berisha./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *