Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka publikuar dy pjesët e 100 projekteve dhe zotimeve kryesore të “Rrugës së Re”.
Në pjesën e parë të projekteve, që i publikoi kryetari i LDK-së, Lumir Abidxhiku, ka edhe zotime në lidhje me ushtrinë e Kosovës.
Përveç buxhet 200 milionë euro për FSK-në, LDK-ja ka premtuar edhe ndërtimin e kazermave e lagjeve ushtarake. Tutje, LDK-ja ka shkruar se do të rekrutojë edhe 2000 ushtarë të rinj.
Madje, LDK-ja e Abdixhikut ka premtuar edhe arsimim ushtarak në shkolla.
“Arsimim ushtarak në shkolla. Lëndë obligative për klasët 11 dhe 12.” – shkruhet në postimin e Abdixhikut.