Fitore Geci, nëna e trevjeçarit që u dhunua fizikisht nga edukatoret e çerdhes “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë ka folur ekskluzivisht për Gazetën Insajderi. Ajo ka thënë se djali i saj ka probleme shëndetësore.
Ajo tregon se djali i saj ka probleme me zemër dhe sipas saj edukatoret e kopshtit nuk e kanë ushqyer.
Gazeta mëson se Fitore Geci është mbesa e Gani Gecit.
Aktualisht para objektit të çerdhes ndodhet nëna e trevjeçarit bashke me ekipet e Policisë së Kosovës.