“Kam pyetur mësuesen e fillores të Mirlind Dakut. Kur ishte i vogël, ai shkonte në shkollë vetëm me tuta sportive të ngjyrave kuqezi, është si Agimi”. Kështu u shpreh gruaja e Agim Ramadanit, Komandant Katanës, Shukrija, e cila ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.
Mirlind Daku mori të gjithë vëmendjen e mediave pasi hoqi fanellën në golin e dytë kundër Polonisë dhe në trupin e tij u pa tatuazhi kushtuar Agim Ramadanit.
Mirlindi është kujdesur dhe ka ftuar në “Air Albania” gruan e Agim Ramadanit, që do ta ndjek nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni duke klikuar në këtë LINK.