Tmerr/ Rrihet brutalisht fëmija 3 vjeçar nga edukatorja në një kopsht në Fushë Kosovë

Edukatorja e një çerdheje shtetërore “Gëzimi Ynë”, ka krijuar një ngjarje të rëndë bashkë me koleget e saja në këtë kopsht në qytetin e Fushë Kosovës. Një herë e vetme fëmijën 3-vjeçar dyshohet se e rrahu dhe më pas bashkë me koleget e fusin në një dhomë pa kamera që nuk mund të shihen veprimet e tyre, por siç ka thënë familjari i indinjuar, Faton Geci, në llogarinë e tij në Facebook duke postuar edhe videon shihet dhuna e ushtruar dhe mos pasja mëshirë ndaj këtij njomaku.

Video e publikuar është e ndjeshme dhe ka mundësi mos të hapet për ta parë.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi Ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 -vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qartë që po rrihet e tërhiqet zvarrë, me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të tri mesueset e kësaj k***e! “Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë ta bëjnë punën e tyre. Idiotëve dhe monstrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. P*****ve të ndyra do t’i jepet fund”, shkruan ai.

https://www.facebook.com/help/396404120401278/?helpref=uf_share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *