Arjola Demiri e prekur me rastin e vetëflijimit të burrit pranë varrit të gruas në Ballsh: Asgjë për të paragjykuar

Ngjarje e rëndë u raportua mbrëmë në Ballsh të Shqipërisë, ku një mësues në moshën 63-vjeçare, vrau veten pranë varrit të gruas së tij.

Para më shumë se një viti, bashkëshortja e tij u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë.

Petrit Jaupaj, mësues i biokimisë, duke qenë në gjendje të rëndë emocionale, ia dha fund jetës së tij pranë varrit të gruas së tij.

Thuhet se ai përdori medikamente mjekësore, duke rezultuar në humbje jete. Kjo është një ngjarje që tronditi të gjithë, e shumë edhe nga artistët tanë u prekën nga ngjarja, e gjithashtu e komentuan e shkruan për të.

Një ndër ta është edhe aktorja shqiptare Arjola Demiri, ku në një postim në InstaStory e saj, ka shprehur që ky lajm e ka mërzitur tej mase.

“Histori nga ato që të lënë pa frymë. Histori dashurie që të bëjnë të besosh se dashuria ekziston vërtet. E trishtë, po njëkohësisht e jashtëzakonshme vetëflijimi prej dhimbjes së humbjes. Mendoja se vdekja i ndanë njerëzit! Por mesa duket edhe i bashkuaka shpirtrat. Asgjë për të paragjykuar! Ky burrë zemërthyer ma ndryshoi pak shijen që kam për burrat shqiptarë, që në dukje janë të vrazhdë dhe që nuk dinë të dashurojnë bukur. Pushoni në paqe”, ka shkruar Arjola. /Telegrafi/

Foto: Arjola Demiri/InstaStory

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *