Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se tri Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet do të ofrojnë shërbime falas për mamografinë, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se të gjitha gratë mund ta bëjnë mamografinë falas në në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në atë të lagjes Dardania dhe në QMF në Veternik.
“Me 01 Tetor të gjithë duhet të vrapojmë për një kauzë shumë të rëndësishme, ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit. Të nderuara, nëna, motra, gra bëni kontrolle në Qendrat tona të mjekësisë familjare, në tre QMF mund ta bëni mamografinë falas, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik””, shkroi Rama.